Këtë të shtunë, vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare në zonat e ulëta dhe malore por mot me diell mbizotëron vijën bregdetare deri pas mesditës.

Pasditja sjell zhvillim të vranësirave në rajonin verior dhe pjesërisht zonat lindore aty ku priten edhe shira të izoluar e të papërfillshëm. Ndërsa orët e mbrëmjes dhe natës largojnë vranësirat nga vendi ynë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale ku mëngjesi shënon 14°C, ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 34-35°C.

Era do fryjë mesatare, por herë pas here forcohet me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri 4 ballë.