Prej gati 1 viti fansat po presin një bashkëpunim mes Kidës dhe Ledrit. Fillimisht të gjithë menduam se ky projekt mes dyshes do të publikohej vitin e shkuar, pasi ata postuan në rrjete sociale një foto të përbashkët.
Por më vonë u mësua se ky lajm nuk ishte i vërtetë, teksa pak javë më parë u raportua se bashkëpunimi do të vinte këtë verë.
Mirëpo së fundmi është mësuar se ky nuk do të jetë bashkëpunimi i vetëm mes Kidës dhe Ledrit.
“Prive” ka mësuar se dyshes i është bashkuar dhe një tjetër artist shumë i preferuar nga publiku për një tjetër këngë.
Bëhet fjalë për Butrint Imerin, i cili ka bashkuar forcat me Ledrin dhe Kidën për një këngë.
Në fakt thuhet se kjo këngë i takon Butrintit dhe se Kida e Ledri janë të ftuarit e tij. Detajet e tjera nuk dihen ende, por e sigurt është që me këta tre emra ky projekt do të jetë një hit i vërtetë.





