Përgjegjësi i ekipit të LAMP-it (planit për menaxhimin dhe administrimit të tokës) për Durrësin, Valentin Stanaj, reagon në lidhje me planin e ri urbanistik të qytetit. Sipas tij, plani rregullues ka nevojë për ndryshime, pasi është utopik dhe i paaplikueshëm në realitetin ekzistues. “Në plan nuk është trajtuar absolutisht zona e parkut industrial dhe energjetik, që është një njollë shumë e madhe dhe që zë një sipërfaqe masive, shpjegon Stanaj. De facto, kemi një lloj gardhi që ndan komplet territorin e bashkisë nga këto zona ku propozohet turizmi elitar si në Gjirin e Lalëzit apo në Bishtpallë ku propozohet turizmi i mesëm”

Cili është koncepti i planit të ri urbanistik për Durrësin që pritet të miratohet nga qeveria?

Plani rregullues përgjithësisht ndjek të njëjtin fat që ka ndjekur dhe studimi i qendrës së qytetit të Durrësit. Plani vendos disa limite të domosdoshme në të gjithë këtë zhvillim të pakontrolluar që ka ndodhur dekadat e fundit. Situata kaotike urbanistike nuk ju ka lënë specialistëve shumë hapësirë që të orientonin qytetin në zhvillime bashkëkohore. E thënë thjesht, u veprua në terrenin problematik urbanistik ekzistues. Plani në thelb ka propozuar katër karta (projekte kryesore) që nuk para përmenden shumë nga ata që flasin për plane rregulluese për Durrësin, për vetë formën utopike që ato kanë.

Plani vendos disa limite të domosdoshme në të gjithë këtë zhvillim të pakontrolluar që ka ndodhur dekadat e fundit. Situata kaotike urbanistike nuk ju ka lënë specialistëve shumë hapësirë që të orientonin qytetin në zhvillime bashkëkohore. E thënë thjesht, u veprua në terrenin problematik urbanistik ekzistues. Plani në thelb ka propozuar katër karta (projekte kryesore) që nuk para përmenden shumë nga ata që flasin për plane rregulluese për Durrësin, për vetë formën utopike që ato kanë

Pse mendoni se plani është utopik?

Po marr shembullin e dy prej kartave. Njëra në plan propozon një platformë që bashkon sheshin e trageteve me stacionin e trenit dhe lulishten e re që u rehabilitua në hyrje të Durrësit. Platforma propozohej në një nivel, e hapur pa kufi, pa gardhe dhe hekura, ku propozohej që të kalonte me nënkalim. Nuk e di se sa i obligon kjo lloj karte zhvillimet që ka nevojë të ketë qyteti i Durrësit kur investime që s’kanë lidhje me këtë plan janë realizuar tashmë në këtë zonë nga bashkia. Nuk e di se sa e obligon kjo kartë masterplanin e portit, sepse aktualisht porti po zhvillohet me zhvillime që nuk janë fare në harmoni me planin rregullues të qytetit. Marrin rastin e kartës tjetër që propozon një park autobusësh jashtë qytetit, në sipërfaqen e pa uzurpuar aktualisht të ish-kënetës ku parashikohej që lëvizja në qytete të bëhej me mjete të vogla, në një kohë që bashkia ndryshe nga fryma e planit ka rehabilituar një park autobusësh në qytet. Aktualisht jemi para realitetit ku plani po vonohet prej dy vitesh dhe investimet që po realizohen janë në kundërshtim me frymën e këtij plani. Mund t’ju jap dhe shembuj të tjerë si porti i peshkimit, investimet në hyrje të qytetit apo dhe ato në portin e Durrësit. Po ju përmend dhe rastin ku në plan propozohen disa stabilimente me banesa për të cilat thuhet që do të marrin karakter turistik, por de facto në kreshtat e kodrave të Kallmit ndodhen godina ekzistuese të agjencisë së legalizimit për trajtim.

Sa e ka marrë parasysh plani rregullues densitetin e banimit në Durrës?

Një nga parametrat kryesorë të planit të ri rregullues duke pasur parasysh dhe situatën kaotike të ndërtimit është dhe densiteti i banimit. Mendoj se plani mund të ketë një difekt të vogël në mënyrën e llogaritjes së densitetit ekzistues. Informacioni që disponohej në kohën e hartimit të planit rregullues ka qenë i mangët. Harta e përdorimit të tokës, zonën e qendrës në Durrës e paraqet me një njollë të zezë, gjë që do të thotë se është tejkaluar densiteti i duhur i banimit. Në këtë lloj realiteti, të duket absurde që të vazhdosh të propozosh më tepër densitete të reja banimi, kur, përkundrazi, duhet menduar për thjeshtëzime të densiteteve të banimit. Këto lloj parametrash projekti i ka shtrirë në të gjithë territorin administrative. Densitetet që përdoren janë nga 110-90-320 banorë për ha. Një difekt tjetër i projektit (për shkak dhe të kohës së shkurtër që u hartua) është se parashikon zhvillimin brenda territorit administrativ të bashkisë, pa parashikuar asnjë lloj zhvillimi të mëtejshëm apo zgjerim në territoret e komunave. Në këtë plan nuk është trajtuar absolutisht zona e parkut industrial dhe energjitik që është një njollë shumë e madhe dhe që zë një sipërfaqe të konsiderueshme. Këtu kemi një lloj gardhi që ndan komplet territorin e bashkisë, drejt këtyre zonave ku propozohen si turizmi elitar në Gjirin e Lalëzit ashtu dhe turizmi i mesëm si në Bishtin e Pallës. Projekti nuk i trajton në mënyrë absolute këto sipërfaqe. Në projekt i gjithë qyteti i Durrësit është ndarë me njësi, ku secila njësi ka një simbol të vetin që konvergon me disa parametra dhe standarde.

A mendoni se plani ka nevojë emergjente për rishikim?

Mendoj se plani duhet rishikuar. Duke pasur parasysh dhe zhvillimet që kanë ndodhur më mbrapa si përfundimi i sistemit të adresave që jep më në fund një numër të saktë godinash, apo përfundimin e procesit të CENSUS-it që jep dhe ai një informacion të mirë në lidhje me numrin e banorëve në njësitë respektive, mendoj se rishkimi i tij do sillte një ripërcaktim të ri dhe parametra më të saktë. Gjithashtu mund të kishte dhe propozime më cilësore për qytetin. Ideja e katër kartave nuk ka lidhje fare me situatën reale në qytetin e Durrësit dhe si rezultat baza e planit rregullues ka rënë poshtë pasi është vetëm utopike.

        

Projekt-plani rregullues i Durrësit

Projekti i planit rregullues tëqytetit ka arritur ne fazëne planit struktural. Plani struktural u paraqit nga zyra e HYDEA-s me 08 dhjetor 2009, në një takim me titullarët e bashkisë dhe specialistët e departamentit të urbanistikës, nga të gjithë sektorët e tij. Pas prezantimit të planit nga z.Corrado Minervini, u vazhdua me diskutime dhe pyetje-përgjigje për detajet e paraqitura të zhvillimit. Materiali i shkruar dhe i përkthyer, së bashku me hartat, u soll më 18 dhjetor 2009 nga z. Angelo D’Urso, përfaqësues i Bankës Botërore në Shqipëri. Ky material i është shpërndarë shefave të sektorëve që marrin pjesë në këtë projekt dhe po shqyrtohet me imtësi, për të hartuar një raport të përbashkët me komente dhe propozime për t’ju dorëzuar “HYDEA”-s. Zyra e “LAMP”, pas një shqyrtimi të detajuar të planit struktural, ka nxjerrë pikat kryesore të tij, një pjesë të të cilave po ia japim lexuesit.

Zonat Rezidenciale

Zonat Rezidenciale janëidentifikuar si njësi dhe nën-njësi urbane brenda ushtrimit tëzonimit. Përsa i përket tipareve të tyre funksionale dhe dendësisë së popullsisë, ato janë ndarë në:

– Zona satelite urbane (periferia)

– Qendra Historike e Qytetit

– Standard i Larte + B&B ose Hotel

– Densitet i lartë

– Densitet i mesëm

– Densitet i ulët

Qendra e qytetit

Plani Strukturor përcakton qartë normativat midis zonës se përshtatshme rezidenciale, rrugëve, infrastrukturës sekondare, tregtia e pakicës dhe bizneset e të gjitha llojeve, brenda zonës së përgjithshme të njësi dhe nen-njësive rezidenciale janë treguar në tabelën më poshtë.

Këto normativa janë marre nga i vetmi plan rajonal i kryer dhe aprovuar ne Shqipëri dhe propozohen si opsione të panegociushme të paktën në nivel urban.

Kjo e fundit është vendosur mbi bazat e supozimeve te panegociueshme si popullsia e përgjithshme ekzistuese dhe e parashikuar, dhe mbi supozimet specifike të zhvillimit urban si:

– dendësifikimi,

– distancanga qendra e qytetit,

– cilësia e banesave dhe interesi dhe përfitimipërtërinovuar stokun ekzistues të banesave.

Nën dritën e këtyre supozimeve, propozohet sa me poshtë:

1. Densifikimi i ndërtesave buze rrugës;

2. Ulja e densitetit brenda njësive urbane;

3. Rritja e dendësisë së popullsisë aty ku rinovimi i banesave është me i mundshëm.

Me qëllim që të bëhet densifikim nevojiten kontrollet e mëposhtme:

– Distanca nga ndërtesat e tjera (te imponuara nga rregullat sizmike dhe/ose  planet për përgatitjen për emergjencat),

– Korridoret e ventilimit (gjerësitë e ndërtesave duhet të kufizohen në 15 m).

– Kushtet e ndriçimit natyral.

                                                          Zona Rezidenciale:

 

Kodi

Emri

Nr

Sqm

%

A1

Rezidenciale Dendësi e Ulët

56

8272329

20,3%

A2

Rezidenciale Dendësi e Mesme

4

185917

0,5%

A3

Rezidenciale Dendësi e Larte

98

2372331

5,8%

A4

Standarti i lartë + B&B ose Hotel

1

265420

0,7%

A5

Rezidenciale Banesa Sociale

5

306670

0,8%

F1

Rezidenciale Qendra e Qytetit

1

19244

0,0%

B1

Komercial mix & Turizëm

1

4143

0,0%

D3

Rezidenciale & Mikro Ndërmarrje

8

1348253

3,3%

J2

Qendër Kulturore Historike

8

94427

0,2%

TOT

 

 

12868734

31,5%

 

 

Propozohet që fshatrat e vogla rurale përgjatë rrugës që të çon në portin industrial, të rinovohen dhe të zgjerohen për qëllime rezidenciale /turizmi. Sugjerohet që për vlerën e ndërtesave historike te identifikohen mënyra dhe trajtimi i përshtatshëm ndaj këtyre vlerave.