Ndërsa shpreson të realizojë një arritje me Brazilin në Kupën e Botës 2026, Karlo Ançeloti, trajner i “seleçãos”, dha një intervistë për “Il Giornale” për futbollin aktual evropian, bazuar në përvojën e tij të gjerë në ligat më të mira të Kontinentit të Vjetër. Trajneri, i cili drejtoi Realin e Madridit dy herë – nga 2013 në 2015 dhe nga 2021 në 2025 – tha për futbollin spanjoll. “Shumë varet nga zotërimi i topit, cilësia teknike dhe një qasje më proaktive. Atlétiko është klubi më pak spanjoll në La Liga, por Diego Simeone ka mundur të përshtatet, niveli teknik është përmirësuar, Grizman dhe Julian Alvarez janë kyç në këtë ndryshim, pa harruar të rinjtë e Barcelonës dhe Lamine Jamal”.

Duke parë sezonin e fundit të Ligës së Kampionëve, trajneri brazilian tha. “Është një turne i hapur që lë jashtë ekipet e mëdha si Real Madrid, Barcelona dhe Mançester Siti, por është ende një turne në rritje. Sa i përket futbollit italian, ose rikuperojmë mbrojtësit tanë, ose më mirë, mentalitetin mbrojtës që na ka dhënë fitore si në nivel klubesh ashtu edhe në nivel kombëtare, ose do të vazhdojmë të vuajmë, sepse futbolli ka të bëjë me shënimin e më shumë golave se të tjerët, por edhe për të pësuar më pak. Nuk është shaka”. Duke parë përpara gjysmëfinalet midis Arsenalit dhe Atletikos së Madridit dhe Baernit dhe PSG-së, Ançeloti, i cili ka fituar pesë nga ata tituj si trajner, është i bindur se Luis Enrike do ta ngrejë trofeun përsëri me ekipin e tij: “Unë tashmë e kam bërë gjënë time. Por unë po vë bast për PSG-në” përfundoi Ançeloti.