Ornela Bregu, ish-moderatorja e shumë programeve të “Top Channel” e jo vetëm, duket se po kalon momente të bukura në jetën e saj me të cilat na njeh herë pas here edhe me anë të postimeve në Instagramin e saj. Madje nëse i hedh një sy llogarisë së Instagramit të prezantueses së dashur shqiptare, shikon se ajo gjatë fundit të verës, por edhe vjeshtës ka qenë në Spanjë.
Por sot moderatorja e njohur, motra e politikanes Majlinda Bregu, ka postuar një fotografi në krahë të legjendës braziliane të futbollit Ronaldo, të cilin mesa duket e kanë takuar në ndonjë aktivitet atje.
“Meqë Ronaldo na kërkoi një foto, nuk i thamë jo’’-shkruan me humor moderatorja.





