Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një tjetër njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë.
Në një status në “Facebook”, Rama nxit qytetarët që të marrin pjesë në konkurrimin e hapur për 15 vendet vakante të Drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Afati i fundit i aplikimit është data 15 nëntor.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e radhës të hapur për 15 vendet vakante të Drejtuesve në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor
Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 15 nëntor dhe për t'u njohur me të gjitha detajet rreth kushteve e kritereve të kandidimit në këtë tjetër proces transparent të konkurrimit publik, bazuar në parimin e meritokracisë, klikoni në: http://www.dpshtrr.gov.al/sherbimet/vende-vakante/shpallje
Forca
dhe suksese
”, shkruan Rama.





