Ish-aktori i spektaklit “Portokalli” Erion Isai i ftuar në emisionin “Rudina” ka treguar një nga ngjarjet më të dhimbshme të jetës së tij familjare.

Ndërsa ishin të ftuar në studion e pasdites në Klan së bashku me bashkëshorten, ata rrëfyen dramën e humbjes së fëmijës së parë. Isai rrëfeu se para se të vinte në jetë vajza e tyre, bashkëshortja e tij ka pasur edhe një shtatzëni tjetër.

‘Ne nuk e dinim në fakt që Ajlin ishte shtatzënë dhe u nisëm për disa pushime të çmendura, gjatë së cilave ajo pësoi një abort spontan.’– rrëfeu aktori.

Ardhja në jetë e vajzës së tyre u ka ndryshuar jetën duke i bërë të lënë pas çdo trishtim.