Qeveria greke ka vendosur të pranoj brenda territorit të saj të gjithë personat e vaksinuar, pavarsisht nëse vaksina që kanë injektuar është aprovuar nga EMA apo jo.

Nga ky vendim përfitojnë edhe qytetarët shqiptarë, të cilët janë vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse që nuk janë miratuar nga Agjencia Europiane e Barnave.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Vana Papaevangelou e cila iu referua vaksinave që do të pranohen në Greqi, në lidhje me vizitorët që do të hyjnë në muajt e verës.

Pak ditë më parë ishte Francë e cila hapi dyert për qytetarët shqiptarë, të cilët janë vaksinuar me një nga 4 vaksinat që është njohur nga EMA ndërsa Spanja dhe Hungaria njohin edhe vaksinat kineze.