Përmes një statusi në 'Facebook', kreu i PDK, Nard Ndoka ka ironizuar kreun e PD Lulzim Basha në lidhje me njoftimet për protesta masive kundër qeverisë.
Nisur nga situata politike, Nard Ndoka ngre një pyetje për kreun e PD, nëse ai po pret popullin për të nisur protestat, apo populli po pret atë.
“Dilemë e madhe: Opozita po pret popullin, apo populli po pret opozitën për revolucion”- shkruan Ndoka në Facebook.





