I ftuar në emisionin ‘Xing’ me Ermal Mamaqin ka qenë aktori i njohur i humorit Muharrem Hoxha.  

Ai ka rrëfyer detaje nga jeta e tij, mes të cilave dhe faktin që është bërë gjysh.

Pjesë e emisionit ‘Xing’ është dhe loja ku duhet zbuluar personazhi pas fotos. Në njërën prej tyre ishte ish-deputeti i parlamentit Eduart Ndocaj, i njohur si ‘Kaubojsi’.

Teksa Ermali po jepte disa ndihma për Rremën për të identifikuar personazhin, Kejvina Kthella ndërhyri duke thënë.

‘Kujdes se Kaubojsin e kam kushëri’.

Ky detaj me sa duket i ka shpëtuar dhe Ermalit pasi ai u shpreh i habitur për lidhjen farefisnore mes velinës së tij seksi dhe ish-deputetit.

Pas largimit të Rashel Kolonecit, velina e re dogji Klanin me veshjen e saj provokuese ku nxorri sheshit dhe pjesët intime.