Aktori i humorit Muharrem Hoxha ishte sot i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan.

Ndër të tjera ai rrëfeu se edhe pasi është bërë i famshëm ka punuar si shofer furgoni.

Hoxha tregoi edhe një histori nga koha kur ishte shofer.

“Në 1997 kam patur furgon dhe në atë kohë na thirrën për ditëlindjen e Luftar Pajës në Fier. Dhe u nisëm me furgon, duke ecur shohim një gomë para nesh, më kishte dalë mua goma. Njëri aty po bënte urinën në rrugë dhe desh u përplas me gomën që i shkonte nga pas”, tha Hoxha.

Nga çmimet kam humbur para

Hoxha i ka dhënë humorit shqiptar dhe është shpërblyer edhe me çmime nga më të ndryshme gjatë karrierës së tij.

Por, pyetjes se çfarë ka fituar nga këto çmime Hoxha iu përgjigj: Unë s’kam fituar lekë, por me njërin kam humbur. Kur mora “Njeriu i Shekullit”, më erdhi zarfi me stemën dhe më thanë duhet të paguash 50 dollarë për prodhimin e stemës. Gruaja u mbështet te muri dhe më tha: Mos e mer po deshe”, rrëfeu Hoxha.