Gjorgji Llazarevski, njëri nga njerëzit pa të cilët publiku asnjëherë nuk do t’i kishte dëgjuar “bombat” që i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë kohës së debatit në suaza të “Festivali hulumtues i filmit” në Shkup, foli për rreziqet me të cilat është ballafaquar gjatë punës në Drejtorinë e pestë në MPB, vendimin për të ruajtur bisedat e përgjuara, akuzën për spiunazh ndaj tij dhe paraburgimin 11-mujor.

Ajo që ne bënim ishte shumë e rrezikshme, materialin e përgjuar nuk e publikuam në asnjë medium, sepse me këtë do të kishim vënë në rrezik jetën tonë. Ish-drejtori i DSK-së ishte ai që dinte të gjejë mënyrën më të sigurt për të ruajtur përgjimet”, rikujtohet Llazarevski, i cili së bashku me kolegun Zvonko Kostovski për tre vite kanë mbledhur bisedat e përgjuara ilegale me qëllim që të shpallin të vërtetën, ndësa materialet më vonë ia kanë dhënë Zoran Verushevskit.

Ai sqaroi se në MPB ka shkuar me kërkesë të tij për të vërtetuar lidhjen me Zoran Verushevskin dhe për të treguar se i kanë dëshmitë për përgjimet ilegale. “Jam i sigurt se Gruevski dinte për përgjimet.”

 

Gjatë këtij takimi njëherë doli nga zyra e afërt ish-shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski, i cili tha: “Nuk është e vërtetë, nuk është e vërtetë”. E kalova tërë ditën aty dhe pija vetëm ujë, por ndjehesha i çliruar. Më pas na akuzuan për spiunazh dhe na arrestuan, ndërsa ne vullnetarisht kërkuam pranim dhe denoncuam MPB-në”, tha Llazarevski.