Mbushen 15 vjet nga dasma e ish-Kryeministrit, Fatos Nano me Xhoana Nanon.
Nga dasma e tyre, edhe pse bëri bujë duke qenë e dyta për Kryeministrin i cili u martua me një grua 21 vjet më të re, nuk kemi parë shumë. Dihet thjesht që ata u celebruan në kishë, ku Xhoana u vesh me fustan të bardhë dhe më pas, atë ditë, kanë organizuar një darkë në Durrës.
Nga ajo festë e nëntorit 2002, fotografi i protokollit i angazhuar privatisht në dasmën e Nanos, ka publikuar para dy vitesh dy foto, të cilat zbulojnë fustanet që Xhoana mbajti gjatë dasmës.
Sipas asaj që duket, por edhe sipas shpjegimeve, që Misto Xhufka ka dhënë dy vite më parë në media, nusja ka mbajtur një fustan të zi dhe një tjetër ngjyrë pjepri.
Pjesën më të madhe të darkës, mbajti fustanin e zi, siç ka treguar fotografi. Më pas e ndërroi me një tjetër ngjyrë pjepri, të zbukuruar me gurë. Të dyja veshjet i ka shoqëruar me një komplet varëse dhe vëthësh të shndritshëm, floriri.
Xhoana kishte zgjedhur një pamje elegante, por të thjeshtë, ndryshe nga ato të nuseve në dasmën e tyre, por kjo ka qenë me siguri e qëllimshme./Class





