"Ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri para një viti ka blerë një super jaht i cili ka kushtuar 500-600 mijë euro dhe mirëmbahej në Kalatën zero të Portit të Durrësit nga ushtarët e tij dhe të Vangjush Dakos."

Është ky denoncimi i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka publikuar në profilin e tij në facebook një mesazh të dërguar nga qytetari dixhital.

STATUSI I PLOTË

Sajmir Tahiri kishte dhe jaht te blere nga trafikantet! E mirembante narko-policia e Durresit!

I bej thirrje prokurorise te hetoje per kete akuze te bazuar te qytetarit dixhital. sb

“Doktor Berisha, ajo qe thua per gomonen e Saimir Tahirit s'esht asgjo. Sajmja ka mbi nje vit qe ka ble jaht ultra qe pa frik ka kushtu 500-600 mije euro. Ia kan ble ushtaret e vet qe ka te Kufiri ne Durres dhe te tjere qe jan edhe ushtaret e Gjushit. Kane shti paret dhe ja kan ble ne Mal te Zi thuhet. Jahti megjithse nuk e kishte ne emer te tije rrinte te Kalata Zero e portit ne Durres, aty ku rrijne vetem skafet e policise dhe anijet e Mimit. Eshte ai jahti qe denoncoi Lul Basha me foto. Kamerat e sigurise te portit me siguri e kane filmu Sajmen dhe te shoqen se vinin personalisht me inspektu punimet e mirmajtjes se jahtit. Nuk ka rob ne port qe nuk e di ket pune. Nuk ka shonc njeri tjeter me majt as nje gomone aty te Kalata Zero jo mo jaht vec Sajmes. Ia runte policia e vet. Me ate Sajmiri ka pas dal edhe vet jasht vendit thojne,por kushurijt e perdornin regullisht per transport droge. Sa e nxorri Basha foton e jahtit, e hoqen menjeher me trajl, noten per gjith noten. Me siguri esht filmu e gjitha nga kamerat, po qe se si kan fshi. Ku esht kjo prokuroria mer Doktor? Njerzve te shkret i bi bretku gjith diten, del ky Saje Qorri dhe bohet me jaht. Te lutem shum mos ma nxirr emrin se me keta esht bela e te fluturojn nga puna.”