Edhe pse kanë vite që janë ndarë nga jeta të famshmit ende vazhdojnë të fitojnë miliona dollarë. Revista Forbes ka publikuar një listë me fitmet që kanë këta personazhe ikonë të historisë botërore.
Për të pestin vit radhazi mbreti i popit kryeson listën. Michael Jackson ka fituar 75 milionë dollarë për këtë vit. Në nderim të yllit të muzikës këtë muaj është publikuar albumi i tij dhe fitimet janë rritur.
Golfisti Arnold Palmer mori vendin e dytë, duke fituar 40 milionë dollarë në sajë të shitjeve të pijeve dhe veshjeve të markës që kishte krijuar.
Charles Schulz i famshëm për karikaturat e tij renditet i treti në listë, duke fituar 38 milionë dollarë në 12 muaj.
Elvis Presley dhe Bob Marley pasojnë më pas në vendet 4 dhe 5, duke fituar 35 milionë dhe 23 milionë dollarë.
Klan Plus raporton se të famshëm të tjerë të vdekur që fitojnë më së shumti janë: Elizabeth Taylor, Albert Ajnshtajni, The Prince dhe David Bowie.
Kjo është lista e 13 personave të vdekur, që vazhdojnë të fitojnë më së shumti:
- Michael Jackson, muzikant, vdiq 2009: 75 milionë dollarë
- Arnold Palmer, lojtar golfi, vdiq 2016 – 40 milionë dollarë
- Charles Schulz, karikaturist, vdiq 2000 – 38 milionë dollarë
- Elvis Presley, muzikant, vdiq 1977 – 35 milionë dollarë
- Bob Marley, muzikant, vdiq 1998- 23 milionë dollarë
- Tom Petty, muzikant, vdiq 2017 – 20 milionë dollarë
- The Prince, muzikant, vdiq 2016 – 18 milionë dollarë
- Dr Seuss, autor, vdiq 1991 – 16 milionë dollarë
- John Lennon, muzikant, vdiq 1980 – 12 milionë dollarë
- Albert Einstein, fizikan, vdiq në vitin 1955 – 10 milionë dollarë
- David Bowie, muzikant, vdiq 2016 – 9.5 milionë dollarë
- Elizabeth Taylor, aktore, vdiq 2011 – 8 milionë dollarë
- Bettie Paige, model, vdiq 2008 – 7.5 milionë dollarë





