Spektaklin ‘Dance With Me’ duket se e ka zënë ‘syri i keq’.  Tre konkurrentë kanë lënë spektaklin. 

E para ishte Linda Rei, që pati përplasje me moderatoren e Klan, Rudina Magjistari.

E dyta ishte Fiori Dardha pas debateve të një pas njëshme me Robert Aliajn.

Por historia nuk mbyllet këtu.

Xheni dhe Benardi ishin një nga çiftet më të dashur të publikut në këtë spektakël. Por një zënkë në çift i dha fund dashurisë së tyre, si dhe solli fundin e performancës në ‘Dance With Me’.

Ish-banorja e Big Brother sot ka njoftuar me anë të publikimeve në rrjetet sociale se po largohej drejt Italisë.

Nuk dihet nëse të hënën që vjen do të zëvendësohet vetëm ajo në spektakël apo dhe partneri i saj Benardi.

A do këtë ikje të tjera nga spektakli…? Mbetet për t’u parë!