Ndërsa të gjithë fansat ishin të shqetësuar për shëndetin e saj, pasi kohët e fundit kishte anuluar çdo koncert dhe tur për shkak se ishte shtruar në spital si pasojë e dhimbjeve të forta muskulore, ajo i ka suprizuar të gjithë me lajmin e fejesës dhe planet për martesë.

Lady Gaga një vit më parë i dha fund fejesës së saj me Taylor Kinney, e ndërsa këto ditë është konfirmuar fejesa e dytë me menaxherin e talenteve të reja, 48-vjeçarin Christian Carino.

31-vjeçarja ka marrë propozimin për martesë disa muaj më parë, por duke marrë parasysh gjendjen e rënduar shëndetësore, ata nuk kanë preferuar ta bëjnë publike fejesën.

Sipas “Hollywood Life” mësohet se çifti pritet ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.