Sekretari i grupit parlamentar të PD-së, deputeti Ervin Salianji i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të marrë masa për fjalorin e papërshtatshëm të Ramës në sallën e Kuvendit.
“Kryetar, ky Kuvend eshte Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe punimet në seancë zhvillohen dhe mbahen në gjuhen shqipe. Prandaj respektoni rregulloren dhe kur e mban 7 minuta në gojë palikarin kryeministri, hiqja nga goja dhe jepi vërejtje dhe merr masa sepse këtë parlament e ndjekin familjarë dhe fëmijë dhe qytetarë që nuk e pranojnë atë fjalor”, tha Salianji.





