Në ditën ndërkombëtare për dhënien fund mosndëshkimit të krimeve ndaj gazetarëve, Presidenti Ilir Meta ka shprehur mbështetjen ndaj tyre në një aktivitet me gazetarë shqiptarë.
Kreu i shtetit u bëri thirrje gjithashtu institucioneve ligjzbatuese që të veprojnë menjëherë nëse bëhen veprime të papërgjegjshme ndaj gazetarëve, e konkretisht ndaj atyre të terrenit.
“Kur deformohet dhe kur cënohet liria dhe të drejtat e gazetarëve, padyshim që është cënuar sistemi demokratik dhe kjo është një ndjeshmëri që besoj se e ka e gjithë shoqëria jonë në tërësi. Doja të apeloja përpara të gjitha institucioneve që të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme sa herë që ka akte të tilla përpara gazetarëve për shkak të përmbushjes së detyrës tuaj. Gjithmonë do të jem këtu për ju gjatë 5 viteve të ardhshme për mbështetjen e gazetarëve. Një mirënjohje të veçantë do të doja të kem për gazetarët e terrenit duke rrezikuar gjithmonë me ngjarje të karaktereve të ndryshme në interes të qytetarëve.”





