Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është përfshirë nga megallomania dhe nuk i ka rezistuar tundimit për të abuzuar me pushtetin. Ai emërtoi një rrugë në emër të babit të tij, edhe pse ky i fundit nuk është i shquar për ndonjë veprimtari shkencore, politike, sportive etj.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar publikisht edhe dega e PDK-së në Mitrovicë.

Emërtimi i kësaj rruge është bërë në fshatin Gushavc, në emër të Shaban Bahtirit.

Njëlloj pati vepruar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po njëlloj i la një rruge emrin e babait të tij, por duke e justifikuar se kjo ishte bërë nga komisioni për emërtimin e rrugëve në Komunën e Prishtinës. /Rtk/