Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka uruar një ditë të mbarë në “Facebook”-un e tij, duke publikuar videon e një vajze 27-vjeçare, e cila pasi ka mbaruar studimet, ka ngritur një fermë ku dhe ka punësuar disa familje të zonës.
Kreu i qeverisë shkruan se vajza me emrin Anisa Kadare, është një shembull i mirë i njeriut që merr vetë përgjegjësinë për veten dhe jo të presë punën në kafene.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë shembull fantastik të Anisa Kadaresë, vajzës 27 vjeçare që nuk e ka pritur punën në kafene duke bërë shtetin përgjegjës, po e ka krijuar atë duke marrë përgjegjësinë për veten e për të tjerë që janë punësuar falë saj, ju uroj një ditë të mbarë
”, shkruan Rama.
Në videon e postuar nga kryeministri, vajza në fjalë tregon se si e realizoi ëndrrën e saj.





