Prezantimin e 12 perfektëve të rinj nga ana e kryeministrit Edi Rama, kreu i opozitës e ka konsideruar si një përpjekje të tij për të larguar vëmendjen nga çështjet më madhorë sipas tij.
Prefektët e rinj Lulzim Basha i ka konsideruar si shërbëtorë të qeverisë së Ramës e noterë të Habilajve.
"Llustraxhiu doli sot me 12 sherbetore te rinj, ne nje perpjekje te deshperuar per ta cuar vemendjen diku tjeter, i zene sic eshte nga skandali i madh i narko-shtetit. Po clidhje kane ca te emeruar, qe as nuk do te marrin fryme pa lejen e tij, kur pushtetin e vertete ai e ndan me kupolen mafioze e me oligarket e tenderave. Sic jane punet, 12 prefektet jane 12 anetaret e rinj te bandes. Ndoshta, ka prej tyre qe nuk jane nisur me ate qellim, por shpejt, do ta shohin veten si notere e sherbetore te habilajve e familjeve mafioze qe jane realisht prefektet e Edi Rames ne 12 qarqet e vendit", shkruan Basha.





