Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të mërkurë, lirimin nga detyra të ish-kreut të SHISH-it, Visho Ajazi Likës. Ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i drejtuesit të Shërbimit Informativ Shqiptar ditën e hënë.
Ajazi i dorëzoi vendimin e parevokueshëm kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ka vonuar të emërojë zëvendësuesin në krye të Shërbimit të Inteligjencës, Helidon Bendon.
Motivi i dorëheqjes mbetet ende i panjohur.






