Dokumentari i realizuar nga Donika Mustafaj, titulluar “Po sikur të shkonim në Zvicër” ka marrë vëmendje të madhe.

Dokumentari i realizuar me profesionalizëm nga regjisorja dhe skenaristja Mustafaj, ka marrë edhe vëmendjen e ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili pasi ka ndjekur premiereën, ka ndarë me miqtë e tij në “Facebook” edhe një falënderim të posaçëm për Mustafajn, gruan e ish-ministrit demokrat, Besnik Mustafaj.

“Dje, ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, mori pjesë në premierën e filmit dokumentar “Po sikur të shkonim në Zvicër”. Dokumentari, i realizuar me profesionalizëm nga Donika Mustafaj, i kushtohej migracionit të ri shqiptar në Zvicër”, shkruhet në postimin e Majkos.