Edhe ditën e sotme, anëtarët e PD-së kanë braktisur mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Deputeti i djathtë, Gent Strazimiri tha se Komisioni i Ligjeve është tempull për njerëzit e ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë sipas tij me prova të antimafias italiane.
Duke iu referuar çështjes Tahiri, ai tha se mazhoranca po mbron mafian.
DEBATI
Gent Strazimiri: Ju harroni që korridoreve të kuvendit sillet një i inkriminuar. Keni qenë të përgatitur ta mbronit. Këtu është tempull për njerëz te ndershëm dhe jo strehim për të kërkuarit e drejtësisë me prova të antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz të shtetit. Ulsi, aty nuk je ulur për të mbrojtur kriminelët.
Ulsi Manja: PD e beri ritualin. Këtu duhen njerëz te përgjegjshëm. Kryetar, portret krenar, ballehapur sic ju ka thënë partia…
Bashkim Fino: Ishte me mirë Halimi dje. E uli nivelin Strazimiri.
Ulsi Manja: Ule gishtin, ule…





