Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook, ku duken disa avionë të vegjël të cilët fluturojnë ulët në Gjirin e Lalzit, por nuk dihet misioni i tyre.
Sali Berisha nuk jep shumë detaje, por ironizon kryeministrin Rama dhe i quan avionët e vegjël ‘mushkonja’.
Kujtojmë se opozita prej kohësh ka akuzuar qeverinë se po bëhet trafik lëndësh narkotike më avionë të vegjël.
Statusi i Sali Berishës:
Mushkonjat fluturojnë sot ulet mbi Gjirin e Lalzit! sb





