Pak pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, kryetari Lulzim Basha deklaroi se për kryeministrin Edi Rama, Visho Ajza Lika, ishte halë në sytë.
Sipas Bashës, Rama ka ushtruar presion politik ndaj ish-drejtorit të SHISH.
DEKLARAT E BASHËS
Kam konstatuar të njëjtën gjë, mundësinë e presioneve ndaj kreut të dorëhequr të SHISHit. Nuk kam informacione konkrete, por një gjë është e sigurtë që një SHISH, që harton raporte për përfshirjen e Policisë në trafikun e drogës, ka bere SHISH gjate dy vjeteve, është halë në sytë e narkoshtetit dhe Edi Ramës. Nuk kam konkluzion tjetër veç presionit politik. Mendoj se po bëhet gjithçka për të fshehur aferën e Tahirit, por e kudnerta do te ndodhe. Bota nuk do të lejojë që Shqipëria ne zemer te Evropes, të kthehet në një shtet të dështuar të drejtuar e sunduar nga bandat me lidhje me krtyeministrin. Pra jo kjo çështje nuk do të mbyllet por te tjera do të hapen në ditët në vijim.





