Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, gjykon se për kreun e qeverisë, 80 % e shqiptarëve nuk ekzistojnë ndaj ata kanë vetëm një detyrim sot: Ta përmbysin!
Vasili i sheh me sy tjetër, si ofertat për punësim në poste të larta që publikon Kryeministri, ashtu edhe takimet që ai bën midis kabinetit qeveritar dhe grupit të deputetëve të PS-së.
Statusi i Vasilit në "Facebook":
"Kryeministri zyrë-punë, kaq di, për të tjerat s'ia thotë…
Kryeministri ne jerm. E ktheu ne zyre pune kryeministrine, i nxjerr vete njoftimet per punesim.
Thote ky kryeministri shkollepak: "Marreveshje e deputeteve te rilindjes me qeverine e rilindjes".
Po per cfare? Per pazaret e dites, hiq e ve njerez neper punerat e shtetit.
80% e shqiptareve nuk ekzistojne per kryeministrin, ndaj edhe ata nuk kane më asnje detyrim qe ta njohin, edhe ai nuk ekziston më per ta.
Ndaj Kryeministrit te trafikanteve dhe krimineleve 80% e shqiptareve kane vetem nje detyrim: ta permbysin!"





