Dy mjekë kirurgë, ortopedë dhe maksilofacioal, të një spitali privat në vendin tonë, kanë qenë pjesë e panelit të të ftuarve mbrëmë në emisionin "Zonë e Lirë". Gjatë intervistës, drejtuesi Arjan Çani, pyeti njërin prej mjekëve nëse kishte kryer një ndërhyrje në nofull, tek një ministër aktual i qeverisë Rama.

"Po, e kam kryer këtë ndërhyrje, por nuk dua ta bëj publik emrin e këtij ministri", u shpreh mjeku.

Tpz.al, mëson se bëhet fjalë për Ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili ka bërë një ndërhyrje në nofull.

Pak kohë më parë, në muajin korrik, Ahmetaj pësoi një aksident të rëndë në rrugën Tabanocë – Kumanovë, me një automjet tip "Range Rover".

Makina u rrokullis disa herë, por Ministri i Financave Ahmetaj pësoi vetëm lëndime.

Përveç ndërhyrjes në nofullë, Ahmetaj i është nënshtruar disa operacioneve të tjera, ndërsa tani duket se shëndeti i tij është i përmirësuar.