Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar sot se disa drejtorë burgjesh në vend janë shkarkuar nga detyra dhe janë dërguar për ndjekje penale.
Po ashtu, ajo njoftoi nisjen e garës për 28 vende vakante në postet e drejtorëve të burgjeve.
Janë shkarkuar nga detyra drejtorët e burgjeve: Peqin, Rrogozhinë, Lushnje, Durrës, Lezhë, Tepelenë, Berat, Sarandë.
Nga kontrollet e muajve të fundit, janë konstatuar qindra raste të futjes në burgje të objekteve të ndaluara, që cenojnë sigurinë.
Gjonaj theksoi se nuk do të ketë më emërime politike në burgje, por vetëm profesionistë. Ministrja garantoi se në vendet bosh të drejtorëve janë komanduar profesionistë me vjetërsi dhe merita.





