Janë të paktën 43 deputetë të cilët përgjatë katër viteve të fundit, kanë futur mallra pa doganë në Shqipëri.
Në listën e bërë publike në media, është edhe emri i deputetit të PD-së, Eduard Halimi, i cili nëpërmjet një postimi në facebook shprehet se ekzistojnë këto privilegje, por ai nuk i ka shfrytëzuar.
POSTIMI I PLOTË
Të dashur miq,
Në media është shpërndarë një lajm ku përmendet emri im si një nga deputetët që kam përiftuar nga privilegjet e ligjit "Per statusin e deputetit" gjatë vitit 2016.
Pavarësisht vërtetimeve të lëshuara nga zyrat e Kuvendit mbi këtë të drejtë ligjore të deputetëve, përfshi dhe mua, çmoj të bëj të ditur të vertetën se, gjatë mandatit të kaluar unë nuk e kam shfrytëzuar këtë privilegj.
E rëndësishme e vërteta gjithmonë. Ju faleminderit.





