Territori mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri në mesditë kur vranësirat shfaqen në zonat Veriore.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në Jug dhe pjesërisht në Qendër, ndërsa zonat Veriore mbeten me kthjellime e vranësira të shpeshta. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat shtrihen në të gjithë territorin duke gjeneruar shira të pakëta në ekstremin Verior dhe Verilindor të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 25 – 26°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.