Për çështjen Tahiri foli sot edhe zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç. Ajo deklaroi se pritshmëria e Brukselit është që hetimi dhe të gjitha hapat e nevojshme të ndërmerren në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Ajo tha se Bashkimi Europian do ta monitorojë këtë çështje nga shumë afër.
“Ju e dini që Komisioni Europian përgatit raportin e tij vjetor, ku kjo do të jetë në një vëzhgim të rreptë, duke qenë se lufta kundër krimit të organizuar dhe reforma e drejtësisë janë prioritete”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp, e pyetur nga gazetarja e Tv Klan, Erisa Zykaj.





