*Qendra e Konsumatorit jep alarmin! Të udhëtosh me autobus urban tmerr e stres i madh. Përmirësoni shërbimin!
Qendra e konsumatorit shqiptar organizoi dhe bëri publik në bashkinë e Durrësit, raport monitorimin e tre linjave urbane të qytetit të Durrësit, monitorim i bërë për vitin 2017. Aktiviteti që pati një pjesëmarrje të gjerë të aktorëve të qeverisë vendore, policisë dhe grupeve të interesit, u moderua nga gazetarja e njohur Vali Qyrfyçi.
Nga monitorimi i kryer nga Qendra e Konsumatorit rezultoi se problematika me të cilat ndeshen qyetetarët durrsakë në marrjen e shërbimit urban në tre linja të monitoruara, Durrës- Plepa, Durrës-Currila, Durrës – Kampusi Universitar është e madhe dhe e ndryshme. Nga monitorimi ka rezultuar se në shërbimin urban që u jepet qytetarëve, mungon monitorimi nga autoriteti vendor. Numri i mjeteve është i pamjaftueshëm, ka mungesë higjiene, mbipopullim, nuk respektohen oraret e nisjes dhe mbërritjes, mungojnë vijëzimet në stacione, etj.
Esida Teliti, kryetare e Qendrës së Konsumatorit shqiptar gjatë raportit të paraqitur, midis të tjerash tha se se nuk kanë munguar as rastet kur qytetarët kanë denoncuar se edhe shoferi i autobusit edhe fatorino janë të dehur tapë dhe qytetarët nuk kanë numra emergjence se ku të telefonojnë e të ankohen.
Në takim, pyetjet e grupeve të interesit në drejtim të bashkisë e qarkullimit rrugor ishin të ndryshme, mbi problematikën me të cilën hasen çdo ditë.
Shefi i qarkullimit rrugor në Durrës Valentin Floriri deklaroi se policia rrugore ka qenë gjithmonë në punë me objekt kontrollin e drejtuesve të mjeteve që konsumojnë alkool.
Ndërkaq përfaqësuesi i bashkisë së Durrësit tha se “Bashkia e Durrësit nuk ka asnjë mekanizëm për monitorimin e shërbimit urban në tre linjat urban. Duke analizuar në total shërbimin urban u tha se Bashkia nuk ka organikë, perveç një specialisti dhe ai nuk mund të bëjë më shumë se kaq. Bashkia e Durrësit nuk ka financuar subvencion as për abonetë dhe as për kategoritë e tjera, të cilat e marrin falas shërbimn në linjat urbane. Bashkia nuk financon karburant për privatët e linjave urbane, por ndërkohë privatëve nuk iu ka lënë as mundësi për rritje të çmimit të biletave, duke bërë që çdo kosto ta mbajë privati, i cili më pas e jep në shërbim të munguar për konsumatorin.
Qëllimi i këtij monitorimi është përmirësimi i shërbimit të transportit publik në Durrës.
K.H.





