Luftimi i mosmarrëveshjeve mbi çështjen e Kosovës dhe presioni, siç e quajnë serbët, nga SHBA-të që Serbia t’i japë fund lidhjeve të ngushta me Rusinë ishin dy pikat kyçe që u diskutuan në takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe zyrtarit amerikan.

Sipas medias serbe Novosti, pikërisht këto tema bënë që takimi ta zgjaste mbi një orë e gjysmë, dhe prologu i krejt kësaj ishte mesazhi që përçoi zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe Euro-Azi, Hoyt Brian Yee, se Beogradi nuk duhet të ulet në dy karrige.

Media e nis shkrimin e “një luftë e re e ftohtë, po synon t’i hapë Amerika frontit Rus. Për shkak të këtij trendi, vendi ynë dhe President Aleksandar Vuçiç, si figurë të fortë politike, do janë vënë nën presion gjithnjë e më të fortë nga Uashingtoni për të thyer lidhjet e ngushta me Kremlinin”.

Burimet e medias në fjalë thonë se mysafiri e këshilloi presidentin serb që të respektohet integriteti territorial të Kosovës.

E kjo çështje e nervozoi presidentin serb.

Vuçiq tha se kështu SHBA nuk u sollën nëntë vite më parë. Ai tha se qëndrimi i tij për gjeneratat e ardhshme nuk do të ngarkohet me konflikte, që është një pengesë e për pajtimin historik mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ndërkaq, ai nuk harrojë t’i tregojë që, sipas tij, Prishtina po e pengon zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit në mënyrë të njëanshme dhe të vazhdueshme.