Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar i dënuar me 17 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Edinburgh/Skoci i shtetasit Astrit PICARI 47 vjeç banues në Vorë.

Shtetasi në kërkim ndërkombëtar Astrit Picari u ekstradua nga Edinburgh/Skoci dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr 532, datë 20.11.1997 e ka dënuar me 17 vjet burgim për veprën Penale të "Vrasjes me dashje" parashikuar nga neni 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 20.10.1995, shtetasi Astrit PICARI pas një konflikti në një lokal në zonën e Vorës ka ndjekur dhe më pas ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin K.M.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Autoritetet Skoceze, u bë i mundur

arrestimi i tij në Edinburgh/Skoci dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.