Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS.
A është i pafajshëm Saimir Tahiri? Me këtë pyetje e nisi fjalën e tij në mbledhjen e grupit të PS-së kryeministri Edi Rama, ndërsa tregoi se sa shumë donte që ai të dilte i pafajshëm.
"Në Shqipëri pas prindërve të tij vjen i pari një njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e Saimirit, jam unë.Por ndryshe nga nëna dhe babai i Saimirit unë nuk jam prindi i tij edhe pse qysh se u bëra Kryeministër edhe tim bir e kam pas në komunikim pak herë në muaj ndërsa me Ministrin e Brendshëm kam komunikuar disa herë në ditë."





