Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se me skandalin e ish kryetare së SHISH, Vlora Hyseni, kryeministri Edi Rama tregoi se është kreu i një narkoshteti.
Në një komunikim për gazetarët pas daljes nga Parlamenti, Berisha tha se Hyseni ishte vënë në shërbim të organizatës kriminale të Ergys Agasit, duke shtuar se çdo veprim e bënte me porosi të Ramës.
“Vlora Hyseni, e emëruar jashtë çdo lloj kriteri, me pozicionin më të rëndësishëm në raport me sigurinë kombëtare, e cila qëndroi aty si shërbëtore e Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç. U vu e tëra në shërbim të organizatës kriminale. Nuk ka në historinë e shtetit shqiptar në akt më të rëndë dhe e vërteta është se në çdo lloj analize në raport me sigurinë kombëtare, kjo përbën akt madhor të asgjësimit të saj dhe tradhtisë ndaj sigurisë kombëtare.
Por Vlera Hyseni ka zbatuar në çdo veprimtari të saj porositë, urdhrat e Edi Ramës. Lidhjet e saj me Ergys Agasin i ka ditur e gjithë kryeministria dhe shërbimi informativ. Nuk ka asnjë rëndësi në ato lidhje, por problemi është se përdorimi i të dhënave sekrete të shërbimit në funksion të karteleve, të grupit të strukturuar është goditje e tmerrshme për sigurinë kombëtare, për besueshmërinë e Shqipërisë te partnerët ndërkombëtarë.”, tha Berisha.
Berisha tha se Agasi kontrollonte të gjithë SHISH.
“Ergys Agasi është Ergys Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Evropës sepse ky është i vetmi bos i krimit që kishte në kontroll të plotë dhe unë e kisha denoncuar me kohë SHISH. Ai kontrollonte ministrinë e Rendit dhe Policinë, në kontroll segmente të tëra të sistemit të drejtësisë. Ishte zëdhënësi më i fuqishëm i padrinos. Nëpërmjet SHISH, ai kontrollonte sekretet që NATO i ka besuar Shqipërisë. Ky grup i strukturuar kriminal kanë kontrolluar internetin dhe komunikimet me internet të shqiptarëve dhe të huajve në territorin e Shqipërisë”, tha Berisha.





