Në takimin që po zhvillon me strukturat e policisë, kryeministri Edi Rama nuk ka në krah drejtorin aktual Haki Çako.

Kjo jo për dëshirë të Ramës, por për largim të Çakos drejt SHBA, se bashku me bashkëshorten e tij. Mësohet se drejtori Çako i ka edhe fëmijët jashtë.

Burime për SYRI.net nga policia thonë se çako ka ikur në fundjavë për një takim të planifikuar kohë më parë në SHBA, por ajo që ngre dyshimet për një largim “arratie” të Çakos ka të bëjë me faktin se takime pune për një zyrtar nuk mund të ketë në fundjavë në SHBA. 

E dyta ka të bëjë me faktin se Haki Çako po përflitet për një arrestim të mundshëm me kërkesë të palës italiane. Është bërë i penduar në SHBA, Haki Çako?