Mbledhja e të shtunës në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores, është zhvilluar me dyer të mbyllura.
‘Panorama” mëson detaje të rreja rreth disuktimeve të zhvilluara dhe kërkesën e 3 prokurorëve që kërkojnë arrestimin e deputetit Saimir Tahiri.
Mësohet se janë paraqitur 1800 faqe të tjera me pergjime që i takojnë periudhës së viteve 2013-2016.
Në këto përgjime, flitet për një dhuratë që i është bërë shtetasit me emrin Saimir, (per te cilin prokuroria pretendon se eshte ish-ministri Saimir Tahiri) një varëse me vlerë 15 mije euro, prej diamanti.
Ky fakt është praqitur sot në seancën pa media të mbledhjes së Këshillit.





