Mbledhja në Këshillin të Mandateve ka përfunduar, anëtari i LSI Nasip Naço është shprehur se PD dhe LSI ka votuar pro raportit që Saimir Tahirit ti hiqet imuniteti, ndërsa PS ka votuar vetëm pro raportit për kontrollin e shtëpisë dhe kontrollin personal. Votat kanë dalë 5 me 5 në komision.
Sipas Nasip Naços, 5 anëtarët e Opozitës mbështetën plotësisht kërkesat e Prokurorisë duke përfshirë edhe autorizimin për arrestim, ndërsa 5 anëtarët e mazhorancës mbështetën vetëm kontrollin personal dhe kontrollin e banesës, duke kundërshtuar autorizimin për arrestim.
Tani pritet që Këshilli t’i drejtohet Parlamentit me dy raporte, dhe do të jetë Kuvendi që do të vendosë me votë të fshehtë për fatin e Tahirit.





