Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një dalje për mediat i është përgjigjur akuzave të deputetëve të opozitës, të cilët u shprehën se faza përfundimtare e mbledhjes se Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve u vendos nga Ruçi që të mbahej me dyer të mbyllura.
“Deputetëve të opozitës dhe e ndjeva si detyrim ndaj publikut që të shpjegoj arsyen se pse mbledhja përfundimtare e Këshillit të Mandateve është e mbyllur. Në të gjitha rastet e këtij këshilli ka qenë gjithmonë e mbyllur. Dhe raste më tipike të mbledhjes së këtij Këshilli kanë qenë të mbyllua. Për deputetin Basha, Mediu kanë qenë të mbyllura.
Tani mua më vjen shumë keq se sa keq po dalin deputetët e PD-së në këtë fazë. Dëshira jonë është që ne të kemi një përfundim me një qëndrim. Këshilli do të paraqesë raportin me të saktë. Të mërkurën do të mblidhet seanca”, tha Balla.





