Kryeministri Edi Rama zgjodhi ta niste ditën duke ndarë me qytetarët një video nga parku i Orikut në Vlorë.

Por ajo që ra në sy ishte fakti se Rama ngatërroi ditën nga e shtunë në e dielë.

Ky detaj nuk ka mbetur pa u komentuar nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Ata i kujtojnë çështjen e shumë përfolur të mandatit të ish- ministrit Saimir Tahiri, duke u shprehur se kjo ka ndikuar edhe tek çoroditja e tij.

“E paske humbur si Xhaferi simiten" i shkruan Ramës një qytetar.

“MIRËMËNGJES

dhe me këto mbresa të vizitorëve në Parkun e rilindur Arkeologjik e Natyror të Orikut në Vlorë, ju uroj një të shtunë të qetë”,është dixhitura e ndryshuar e videos të shpërndarë nga Edi Rama.