Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka replikuar me homologen e tij serbe gjatë takimit të Liderve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, që u mbajt ditën e sotme.

Kurti kërkoi sot që marrëveshja e CEFTA-s të ripërcaktohet, në të cilën Kosova do të trajtohej si shtet i pavarur dhe i bëri thirrje Serbisë që të njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Nga ana tjetër Bërnabiç tha se “formati aktual funksionon mirë dhe se nuk ka asnjë argument ligjor për të ndryshuar asgjë, pasi Kosova është pjesë e Serbisë”.

Sipas saj, duke qenë se janë 5 vende të BE që nuk e njohin Kosovën, ajo nuk mund të ketë status tjetër përveç atij aktual.

Ndërkohë pas fjalës së Bërnabiç, Kurti iu përgjigj me një pyetje: “Çfarë do të bësh, a dëshiron të na pushtosh sërish?”.

Ndërsa Brnabiq u përgjigj: Pra ju mendoni se do të okupojmë territorin tonë?