Në një dalje për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka vlerësuar mjaft krijimin e Frontit të Bashkuar Opozitar kundër krimit.

"Tryeza që u krijua sot ishte një sinjal shumë i mirë për të gjtihë qytetarët shqiptarë se tashmë ky Front do të nisë të gjithë angazhimine tij për të pasur një asosacion, luftë kundër narkoshtetit që përfaqësohet dhe drejtohet nga Kryeministri edi Rama..

Të gjitha partitët në Tryezë ishin shumë të shqetësuara nga rreziku që i kanoset Shqipërisë, demokracisë, inkriminit të Policisë, të administratës, inkriminit të besimit, ku njerëzit kërkojnë të gjejnë shpëtim tek bandat dhe jo tek shteti. Kjo është këmbanë e fortë për të gjithë shoqërinë shqiptare.

E para do të theksoj se kjo ishte Tryeza e parë do të vazhdojmë me të tjera. E rëndësishme është të konvertojmë në një pikë, kapjen e shtetit nga krimi i organizuar dhe më në fund jemi bashkë në një pikë të përbashkët.

Protestat nuk vijnë nga partitë politike, por nga populli, vijnë nga përbrenda. Është momenti që së bashku të gjithë jemi në fund të tranzicionit politik. Jemi një nga vendet e fundit ish-komuniste që po kalojnë tranzicionin politik. Ka ardhur momenti të bëjmë një gjë të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët."