Thomas, kështu quhet heroi shqiptar i Lazios në “Juventus Stadium”, ndoshta pak ironike sepse ky është edhe emri i djalit të Giggi Buffon, rivalit dhe idhullit të tij në fushën e blertë. Strakosha ka lindur në vitin 1995, vit kur numri i Italisë u vendos në portën e skuadrës së Parmës. Krahasimet ndoshta mes tyre janë të shumta ashtu si edhe diferencat apo karakteristikat që i dallojnë sepse Strakosha ka preferuar të qëndrojë në hije edhe pse me Inzaghin ka arritur të fitojë një kapionat për të rinjtë. NJë rrugëtim i ndjekur bashkë me trajnerin Lazios që në ekipet zinxhir dhe deri tek ajo mbrëmje historike në Juventus stadium ku Lazio they mallkimin 15-vjeçar. Një përqafim që sjell në kujtesën e të dyve shumë kujtime dhe arritje të pabesueshme. Dy sezone më parë u rikthye nga huazim te Salernitana ku nuk arriti të bindte dhe pak orë nga mbyllja e merkatos verore e pa veten për disa momente në Cardiff, aty ku skuadra e Championship gati gati e kishte bindur presidentin Lottito për ta blerë. Ishte këmbëngulja e drejtorit sportiv, Igli Tare, mikut të ngushtë të të atit, që e riktheu në Formello, ndërsa në të njëjtën kohë Berisha po bëhej gati për kalimin te Atalanta.
Fillimet me Lazion nuk ishin aspak të lehta sepse hija e një emri si Gigio Donnarumma po vërtitej mbi kokën e gjithë të rinjve të futbllit italian, madje edhe mbi kokën e Strakoshës që debutoi sezonin e shkuar pikërisht në ndeshjen kundër Milanit. Thomas është rritur në radhët e Panionios ku Tare e bleu për 75 mijë Euro por ato ishin momentet më të vështira edhe për vetë drejtorin Tare, i cili u përball me paragjykimin e tifozëve por edhe të mediave që e akuzuan atë për blerje të dobëta dhe të lojtarëve anonimë vetëm sepse ishin shqiptarë. Debutimin me Kombëtaren, si për ironi Strakosha e pati pikërisht ndaj Giggi Buffon në mbrëmjen e Palermos. Rritja e pabesueshme e dy viteve të fundit padyshim që është gjithashtu edhe meritë e një prej përgatitësve më të mirë të portierëve në Itali, Grigionit.
Në fillimet e tij te Lazio, Thomas preferoi të qëndronte në qëndrën stërvitore Formello sepse në kokë kishte vetëm futbollin sepse përherë ka dashur të jetë portier pasi ky rol është vendimtar si në aspeki n pozitiv dhe në atë negativ dhe këtë e tregoi me pritjen monumentale të Dybalas. “Në ato momente mendon për shumë gjëra. Një ndeshje e madhe mund të përfundonte në barazim kur ne e meritonim fitoren. Zoti më ndihmoi dhe na dha këtë sukses. Me analistin tim Grigioni vendosëm që do të ishte mirë të hidhesha në të djathtë. Edhe im atë më kishte folur shumë dhe më në fund arrita ta prisja penalltinë”, theksoi talenti shqiptar menjëherë pas ndeshjes së 14 Tetorit, një datë që ai nuk do ta harrojë ndoshta asnjëherë.





