Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës po vrapojnë sot në kryeqytet në Maratonën e Tiranës, e cila ndahet në 3 kategori.
Kategoritë dhe Çmimet në Maratonën e Tiranës
Kategoria 21 km: Vendi 3, 1000 €, vendi 2, 1500 €, vendi 1, 2500 €
Kategoria 10 km: Vendi 3, 400 €, vendi 2, 600 €, vendi 1, 750€ euro
Kategoria “We do”: Vendi 3, 500 €, vendi 2, 750 €, vendi 1, 1000 €
Midis vrapuesve marrin pjesë edhe disa personazhe të njohur dhe kanë dhe një detyrë të rëndësishme për të bërë: një sasi të përcaktuar kilometrash. Gazetarët Mira Kazhani dhe Endri Xhafo po vrapojnë për 21 km, po ashtu edhe atletja Luiza Gega.Krahas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, do të vrapojn për 10 kilometra edhe prezantuesit Anjeza Maja, Dorian Ramaliu, Iva Korumi, Florian Agalliu si edhe futbollisti Kristi Vangjeli. Vrapit prej 10 kilometra i është bashkëngjitur edhe rekordmenia, atletja Klodiana Shala.
Në videon më poshtë, mund të ndiqni live maratonën e madhe.