Deputeti Nard Ndoka ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” për të treguar miqësinë që ka me aktorin e humorit Bes Kallaku. Reagimi erdhi pas rrëfimit të Besit në emisionin ‘Xing me Ermalin’, se shkak për takimin e parë mes tij dhe Xhensilën ishte bërë Nard Ndoka.
E pas kësaj, Ndoka pranon që Besin e ka mik të vjetër, por shton me humor se tani që u martua i ka harruar shokët.
‘Bes Kallaku një humorist ‘bio’, që unë e kam mik prej vitesh, por tashti qe u martua i ka harruar edhe shokët!’, shkruan Ndoka në “Facebook”.
Sigurisht që Besi s’ja ka kursyer një përgjigje me humor dhe thotë se është pikërisht Ndoka që s’ka kohë për shokët se po bën opozitë të fortë.
Pas kësaj, kanë vijuar edhe të tjera komente mes dy miqve, që mund t’i lexoni të plota më poshtë:





