Lidhja e këngëtares Çilieta Xhilaga me portierin e Partizanit dhe të Kombëtares shqiptare Alban Hoxha, ka qenë një nga temat më të diskutuara në mediat rozë.
E ftuar në emisionin “Top Show”, këngëtarja është pyetur nëse është xheloze për portierin dhe e anasjella, nëse Albani është xheloz për të.
“Nuk do të thotë të jesh një femër e bukur, nuk do të thotë që s’je njeri normal në jetën e përditshme, apo mos jesh xheloze. Madje femrat e bukura janë edhe më xheloze se një femër normale apo një femër zyre me syze qorri”, është përgjigjur Çiljeta ndërsa duke qeshur me të madhe i ka thënë Aulona Mustës, se nuk e kishte për të.
Për më tepër ndiqni videon.





