Përveç problematikave të ndodhura në sallën e parlamentit, një tjetër çështje qe ka tërhequr vëmendjen gjatë së enjtes në kuvend  ka qenë veshja e deputeteve femra të cilat mundohen të jenë sa më të kuruara, për tu paraqitur perfekte në syrin e publikut ndonëse detyra e tyre në parlament nuk ka lidhje me këtë.

Këtë herë, vëmëndja është drejtuar tek deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë.

Bëhet fjalë për deputeten e Dibrës, 22-vjeçaren, Reme Lala.

Në një foto të publikuar nga ‘Gazeta Panorama’, deputetja e PDIU-së në qarkun e Dibrës shihet e veshur me një kostum të zi, ndërkohë që në dorë mban një çantë gjithashtu të zezë të markës luksoze Chanel.

Nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me një çantë origjinale apo një imitim, por nëse çanta është vërtetë e kësaj marke, çmimi i saj mund të variojë nga 3 mijë në 5 mijë dollarë.